Suhareka 23 deklarohet pas shkarkimit të trajnerit Begollit, që si munguan rezultatet
FC Suhareka ’23 ka shkarkuar Granit Begollin nga pozita e trajnerit, pavarësisht rezultateve pozitive të regjistruara nën drejtimin e tij.
Shkarkimi i tij vije vetëm një ditë pas fitores së thellë të suharekasve ndaj Rilindja 1974 me rezultat 4:1.
Njoftimi i plotë nga klubi i Suharekës ’23 (pa ndërhyrje):
“𝗩𝗘𝗡𝗗𝗜𝗠 !
Bordi i FC “Suhareka” nën drejtimin e kryetarit z. Rrustem Aliaj, pas përfundimit të ndeshjes FC “Suhareka” – FC “Rilindja 1974” në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 09.10.2023, ka analizuar gjendjen dhe objektivat e klubit gjatë kësaj periudhe. Në mbledhje në hollësi u analizua ecuria e rezultateve të klubit dhe sjelljet e klubit, të shtabit teknik, futbollistëve si dhe stafit tjetër në klub, ndaj konstatoi se ecuria e rezultateve nuk është e rendimentit çfarë klubi ka synuar në fillim të kampionatit ku kemi një ngecje prej 6 pikëve kundrejt liderit të grupit. Për klubin sa ka qenë brengosese rezultatet jo të kënaqshme, ka qenë shqetësuese edhe sjellja aspak sportive e kryetrajnerit Granit Begolli në ndeshjen FC ”Suhareka” – FC “Trepça 89”, sjellje të cilat nuk përkojnë me synimet dhe kërkesat e klubit për sjellje korrekte ndaj skuadrave rivale, ndaj zyrtarëve të ndeshjes përkatësisht gjyqtarëve të ndeshjes dhe në këtë drejtim z. Begolli jo vetëm që është dënuar nga organet e FFK-së por me këto sjellje gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes e ka dëmtuar imazhin e klubit që prej fillimit ka promovuar tolerancë e mirëkuptim ndaj të gjithë akterëve të lojës. Së këndejmi Bordi Ka vendosur që për ta ruajtur imazhin e klubit dhe me qëllim të mbrojtjes së interesave të klubit ka vendosur që të shkëpusë bashkëpunimin me z. Granit Begollin në cilësinë e kryetrajnerit. Bordi duke falënderuar për punë e deritashme z. Begolli në vazhdim do t’i ofrojë një pozitë tjetër në klub.
Po ashtu Bordi shumë shpejt do të bëjë një zgjidhje të nevojshme dhe të emërojë një person në cilësinë e kryetrajnerit konform interesave dhe objektivave të klubit.
Me respekt bordi i klubit.
Rrustem Aliaj – President”. /Gazeta Express/