Suhareka arrin marrëveshje me kompani austriake për impiantin e ujërave të zeza
Komuna e Suharekës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me një kompani austriake me synim ndërtimin e Impiantit të ujërave të zeza në këtë komunë.
Në një njoftim të komunës, thuhet se kryetari, Bali Muharremaj gjatë një vizite në Austri është takuar me zyrtarë austriakë, ndërsa së bashku me kompaninë “Va Tech Wabag Gmbh” ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me synimin e arritjes se ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Suharekë.
“Theranda ka nevojë për partneritet dhe ndihmë ne realizimin e projekteve të cilat do te kontribuojnë në realizimin e një ambienti të pastër”, ka thënë nga Vjena, Muharremaj.
Sipas tij, marrëveshja e arritur ndikon në bashkëpunim të mëtutjeshëm për implementimin e qëndrueshëm të këtij projekti i cili synimin kryesor e ka trajtimin e ujerave te zeza dhe përmirësimin e ambientit në këtë pjesë të vendit.