02-11-2024

LDK kërkon anulimin e konkursit për drejtorë, derisa Haskuka analizon përzgjedhjen

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren publikisht i bën thirrje kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, që përmes mekanizmave legal të rishikoj tërë procesin e përzgjedhjes së drejtorëve.Ky subjekt sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, ndësa pas saj ka lëshuar një reagim zyrtar.

“Duke marrë parasysh se ka raportime për favorizime politike e shkelje tjera kërkojmë të anulohet tërë konkursi duke e rifilluar një proces të ri të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave”, thuhet në reagim.

Më tej ndë të tjera,  thuhet se LDK edhe si opozitë në vazhdimësi ka denoncuar shkeljet, keqpërdorimet, nepotizimin por edhe politizimin e arsimit nga ana udhëheqësve të arsimit gjatë qeverisjes së PDK-së në Prizren.

“Edhe pse pjesë e koalicionit e qeverisë komunale marrim me shqetësim të madh çdo raportim të shoqërisë civile e mediave,  për proces jo të rregulltë gjatë përzgjedhjes së drejtorëve.Po ashtu raportimet për favorizim të disa kandidatëve me orientim politik i konsiderojmë të papranueshme që nuk i kontribojnë përmirësimin e cilësisë në udhëheqje”, thuhet një njoftim.

Në anën tjetër i pyetur për qëndrimin e tij rreth ragimeve për emrat e drejtorëve, kryetari Haskuka tha për “gazetaeprizrenit.net” se i ka në tavolinë raportet e panelit përzgjedhës dhe se është duke analizuar, por aktualisht nuk mund të thotë diçka konkrete.

Drejtori i Arsimit, Skënder Susuri ndërkaq reagimet i ka ndërlidhur me interesa personale.

Në këtë kontekst, një zyrtar i partisë së tij, Nismës, Leart Batusha mbrëmë në “facebook” ka akuzuar një asamblist të LDK-së për siç ka thënë tentim të mashtrimit të Haskukës, duke tentuar të kontrabandojë një drejtor aktual të PDK-së si njeri të LDK-së./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.