18-04-2024

Suhareka del nga karantina

Komuna e Suharekës sot do të dalë nga karantina në të cilën u fut me datën 12 prill.

Kështu ka njoftuar kryetari I komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një njoftimi në Facebook.

“Suhareka sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë nuk është në zonë karantinë. Natyrisht rregullat tjera të caktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të zbatohen. Kujdesi edhe më tutje duhet të vazhdoj sepse në këtë formë edhe mund ta ndalojmë përhapjen e virusit Covid-19. Ju faleminderit për zbatimin e masave, mirëpo ju lutemi që edhe më tutje ti zbatoni rregullat”, ka shkruar Muharremaj.

Asnjë koment

Comments are closed.