09-07-2020

Prizrenit i shtohen rastet e infektimit, komuna kërkon vazhdimin e karantinës

Në Prizren vazhdon të rritet numri i të prekurve me COVID-19. E pavarësisht kësaj, Gjykata Kushtetuese e ka nxjerr vendim jokushtetues që Prizreni është në Karantinë.  Mirëpo, ndryshe po mendojnë udhëheqësit nga kjo komunë.

Të njëjtit thonë se Prizreni ende ka nevojë për Izolim, derisa të ketë numër më të vogël të të infektuarve. Por këtë gjë po e kundërshton opozita.

Rrugëtimi drejt komunës së Prizrenit po iu ndërpritet për pak.

Vetëm pasi këta udhëtarë ofruan vërtetim se posedojnë një leje të qarkullimit, vazhduan rrugën për në komunën e vendosur në karantinë qysh nga 12 prilli.

Edhe gjatë së shtunës pjesëtarë të Policisë së Kosovës po kontrollojnë të gjitha hyrje-daljet në Komunën e Prizrenit.

Por vendimi për shpalljen e Prizrenit si zonë në karantinë, është shpallur jokushtuetues një ditë më parë.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Shëndetësisë me këtë vendim ka tejkaluar kompetencat e saj.

Krahas këtij vendimi, në komunën e Prizrenit po vlerësojnë që ky qytet duhet të vazhdojë të qendrojë i izoluar.

Nga shtatëdhjetë e gjashtë rastet pozitive me COVID-19 në këtë komunë, 6 prej tyre u konfirmuan një natë më parë.

Drejtori i Shëndetësisë tha se vatra kryesore e këtyre rasteve është reparti i hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

E drejtori i spitalit, Afrim Avdaj ku të prekur me covid-19 kanë rezultuar 17 pjesëtarë të stafit, po thotë që kanë ndërmarrë të gjjtha masat që të parandalojë përhapjen.

Ndryshe nga zyrtarë të komunës, nga Partia Demokratike e Kosovës, po vlerësojnë që vendimi i kushtetueses duhet të zbatohet, pasi që sipas tyre problemi me menaxhimin e situatës me COvid-19 qëndron te menaxhmenti i komunës. Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Të njejtit do ta respektojnë vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe se të njejtit kanë thënë që kanë zbatuar vetëm

Asnjë koment

Comments are closed.