Tani e tutje Suhareka do të ketë Ndërmarrjen Publike “Eko-Theranda”.
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimet për themelimin e Ndërmarrjeve Publike Lokale në tri komuna.
Po ashtu edhe, Podujeva do të ketë Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko-Llapi”, ndërsa Kamenica do të ketë Ndërmarrjen Publike “Dardana Sh.A.Kamenicë”.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli njoftoi se tri komunat kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe kërkesa e tyre është aprovuar./IO