29-04-2024

Suhareka e Rahoveci po bëhen me stadiume të reja

Ministri i Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar hapjen e konkuresve të projektimit për ndërtimin e stadiumit të Suharekës dhe Rahovecit.

“Kemi shpallur tri konkurse projektimi për tri objekte të rëndësishme sportive në vend. Suhareka dhe Rahoveci do të bëhen me stadiume të reja futbolli, ndërsa Fushë Kosova me palestër të gjimnastikës.

Të trija komunat tashmë i kanë përfunduar me sukses procedurat e ndarjes së lokacioneve. I ftojmë studiot e arkitekturës që të bëhen pjesë e këtyre konkurseve me projekte kreative e profesionale në shërbim të sportit e sportistëve tanë.
Vazhdojmë pa humbur kohë në konsolidimin e infrastrukturës sportive dhe përgatitje për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare 2030″ shkruan ministri Çeku në njoftim./IO

Asnjë koment

Comments are closed.