29-04-2024

Abdixhiku nis fushatën nëpër oda

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ishte ne odën e fshatit Barilevë.

Abdixhiku u shprehë se ‘Hallet, brengat e shpresa e tyre në njërën anë, ‘Rruga e Re’ e vizioni ynë në tjetrën’.

“Sonte, në Barilevë, në odën e fshatit; një bashkëbisedim tjetër me familjarë

Hallet, brengat e shpresa e tyre në njërën anë, ‘Rruga e Re’ e vizioni ynë në tjetrën. Kështu, hapur, me plot interesim e përplot kurreshtje, shtrojmë rrugën bashkë në çdo lagje, qytet e çdo fshat.

Lidhja është e juaja!

Aty do ta mbajmë.”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Asnjë koment

Comments are closed.