Suhareka zbret taksat për leje ndërtimore

Me kërkesë të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim, Kuvendi Komunal me datë 29.03.2019 ka miratuar Vendimin mbi zbatimin e Taksës së re për leje ndërtimore.

Me këtë vendim zbriten taksat:

– Për kategorinë e parë të ndërtimit nga 3.17 €\m2 në 2.4€/m2.

– Për kategorinë e dytë të ndërtimit nga 3.17 €\m2 në 2.8€/m2.

– Ndërsa Taksa për rritjen e densitetit në infrastrukturë nga 2.301€/m2 në 1.8€/m2, neto për njesitë banimore.

Ndryshimet e bëra janë në interes të çdo investitori në ndërtim në Komunën e Suharekës, andaj ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës që para çdo investimi në ndërtim të paisen paraprakisht me Leje ndërtimi, kjo do të ndikojë në mbarvajtje të investimeve dhe në një zhvillim pozitiv për tërë Komunën.

Vendimi është i plotëfuqishëm nga dita e sotme./tvpz