Suharekë: 11 raste të reja me koronavirus, kërkohet qëndrimi në shtëpi
11 raste të reja me covid-19 janë konfirmuar në komunën e Suharekës. 5 të infektuar janë në Krushicë të Poshtme, 3 në Suharekë, 2 Reshtan dhe 1 në Bukosh.
Kryetari i komunës Bali Muharremaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Shkrimi i plotë i Muharremajt në Facebook:
Nga 32 mostra që janë testuar, 11 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covit-19.
5 raste janë në Krushicë të Poshtme, 3 në Suharekë, 2 Reshtan dhe 1 në Bukosh.
Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen.
Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë.
Bali Muharremaj