Suharekë: Burri raporton në polici zhdukjen e gruas së tij
Një femër në komunën e Suharekës nga fshati Tërrnje është zhdukur.
Policia ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka raportuar që nga data 03.02 ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK-ja.