Suharekë: Vjedhje e rëndë në një xhami, ‘avullohet’ arka e ndihmave pas namazit të xhumasë

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në xhaminë e fshatit Reqan të Suharekës, ku një person ka hyrë me forcë brenda objektit fetar dhe kanë vjedhur arkën e ndihmave, ku nuk dihet shuma e saktë e parave që ndodheshin në të, pasi s’ishte hapur qe një vit.

Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës, të cilët me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Vjedhja dyshohet të jetë kryer pas namazit të xhumasë, nga një shtetas i huaj, mëson Sinjali.

news image

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga Policia për zbardhjen e rastit.

Lexo edhe:

Kritika rreth gjendjes në arsimin e Prizrenit