08-08-2022

Punëtori 20-vjeçar rrëzohet nga objekti në Malishevë, dërgohet në QKUK

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, në orët e pasdites, në rrugën “Skënderbeu”, në Malishevë.

Sinjali mëson se një punëtor i moshës 20-vjeçare është lënduar teksa ka qenë duke punuar në një objekt, prej të cilit është rrëzuar.

Burimet brenda Emergjencës thonë se i riu fillimisht është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, e më pas është transferuar për në QKUK.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se tashmë hetimet kanë nisur nga Inspektorati si dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Lexo edhe:

Kritika rreth gjendjes në arsimin e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.