27-04-2024

Sulmi kibernetik, hakerat publikojnë databazën e të gjithë personave të dyshuar për krime

“Homeland Justice” ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë. Bëhet fjalë për të gjithë informacionin policor në sistemet e mbyllura për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë.

Me këtë publikim, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit.

Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë, publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate, ndërsa më herët ata kishin publikuar të gjithë postën elektronike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Gledis Nano.

Që prej vitit 2021 autoritetet shqiptare janë përballur me sulmet kibernetike, ndërsa hakerat iranianë vijojnë të publikojnë të dhënat dhe databaza të mbyllura të policisë, njofton A2cnn.

Asnjë koment

Comments are closed.