Sulmohen tre policë në Prizren nga dy persona të dehur “rrotë”

Në qendër të Prizrenit njoftohet se mbrëmë janë sulmuar tre zyrtarë policorë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se rasti ndodhi tek sheshi “Shatërvan”, pak pas orës 20:00, ndërsa dy të dyshuarit e arrestuar ishin në gjendje të dehur;

Raporti i policisë:

Sheshi “Shatërvan”, Prizren 16.12.2020 – 20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata pa ndonjë arsye kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, që ishin në detyrë zyrtare. Tre zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit ishin në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /GazetaePrizrenit.net/