26-04-2024

Kuvendari i AAK-së në Prizren: DKA dhe Haskuka e kanë kuptuar se po të hynë me thellë “U del gjizë”

Këshilltari i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj nëpërmjet një postimi në “facebook” ku flet edhe për parregullësitë në arsim të transmetuara edhe nga televizioni kombëtar “Klan” i Tiranës, ka thënë se kryetari prizrenas, Mytaher Haskuka nuk po guxon të reagojë sërish.

Duke përdorur shprehjen e popullit, ai ka thënë se DKA dhe Haskuka tashmë e kanë kuptuar se po të hyjnë më thellë “U del gjizë”:

Postimi i tij i plotë:

Kaloi në javë, por Drejtoria e Arsimit dhe kryetari Mytë nuk e bënë asnjë kërcënim tjetër ndaj TV KLANIT të Tiranës, që në emisonini investigativ “Stop” ua nxori në shesh dallaveret e shumta rreth punësimeve.

Kur folshin mediet e Kosovës, Myta menjëherë reagonte, duke i kërcënuar me gjykatë për ta mbulu të keqen, që i kishte dalë në mejdan. (Më falni se harro, këta vec ka 3-4 familjar i punësojnë, derisa të diplomojnë edhe tjerët).

A thua edhe TV KLANI ia ka inat Mytës për këtë katandisje të arsimit me amatorët, që ia bëjnë “lepe-peqe” për të mbajtur pozitat pa konkurse.

Moskërcënimi i ri i Mytës është shenjë e mirë! Me duket se ai e ka kuptu situtën, qysh në kërcënimin fillestar.

E para me ata s’ta qet dhe e dyta, sa më thellë që prek të DEL GJIZË!

Jemi në pritje të reagimit…

Asnjë koment

Comments are closed.