20-04-2024

E rrallë: ShBA-ja e quan Zvicrën manipuluese të valutës

Administrata e Trumpit të mërkurën i quajti manipuluese të valutës Zvicrën dhe Vietnamin. Kjo ishte një goditje e rrallë ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara, që mund t’ia ndërlikojë punën presidentit të ri, Joe Biden.

Përmes një raporti, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara i shtoi edhe Indinë, Tajlandën dhe Tajvanin në listën e partnerëve tregtarë që dyshohet për zhvlerësim të qëllimshëm të valutave të tyre ndaj dollarit amerikan.

Lexo edhe:

Rastet me Covid-19 drejt rënies, sot vetëm dy të infektuar në Prizren

Pandemia e koronavirusit e ka zgjeruar deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara me partnerët e saj, gjë që si duket e ka irrituar Presidentin në largim, Donald Trump, i cili kishte ardhur në pushtet edhe përmes premtimit për ngushtimin e deficitit tregtar të ShBA-së, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Banka Kombëtare e Zvicrës tha se nuk manipulon me valutën e saj dhe mbetet e përkushtuar që të ndërhyjë më fuqishëm në tregun e jashtëm të shkëmbimit të valutave.

Ndërkohë Banka Qendrore e Tajvanit tha se do të punojë me autoritetet amerikane për të siguruar marrëdhënie tregtare të drejtë.

Një zyrtar i Thesarit tha se ekipi transitor i Bidenit nuk është njoftuar për këtë cilësim që u është bërë shteteve. “Ata nuk janë të përfshirë në këtë”, tha zyrtari.

Asnjë koment

Comments are closed.