Sulmohet furra “Çollaku” në Serbi, pronari shqiptar e largon familjen nga frika

Furra “Çollaku” në Serbi ishte cak i një sulmi mbrëmë në Bela Crkva, një komunë e rajonit të Vojvodinës.

Pronari i furrës nga frika u desh ta çonte familjen e tij në një vend të sigurt, raporton portali “Belocrkvanske Novosti”.

Siç thuhet, gjatë sulmit, pronari i furrës ishte në pjesën e brendshme të objektit, ku po përgatiste bukë dhe pasta për shitje me punonjësit e tij.Autori i sulmit theu vitrinën e dyqanit, por u kap nga kamerat e sigurisë.

Sipas punonjësve të furrës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:

Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit

Vendasit me të cilët foli gazetari i portalit “Belocrkvanske novosti” thanë se ishin tmerruar nga ajo që panë se nuk kishin ndonjë inat me pronarin e furrës, se rregullisht blinin bukë prej tij dhe se nuk mbanin mend nëse kishte ndodhur ndonjëherë një incident i ngjashëm në Bela Crkva.

No photo description available.
No photo description available.