Sulmohet një punëtor i KEDS-it në Sopijë të Suharekës
Një banor i fshatit Sopijë të Suharekës është arrestuar për shkak të sulmit ndaj një punëtori të KEDS-it, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se derisa zyrtari i KEDS-it, ishte në detyrë duke zhvendosur një orë të rrymës, është sulmuar fizikisht.
Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.