16-06-2024

Sulmoi policët, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, për shkak të kundërshtimit të zyrtarëve policor.

Referuar raportit nga Policia, i dyshuari ka shfaqur rezistencë, ndërsa dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, raporton Gazeta e Prizrenit

“Rr. Adem Jashari, Prizren 23.05.2024 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti nuk kishte përfillur urdhëratë e zyrtarëve policorë derisa po merreshin me disa parkingje të parregullta. I dyshuari ka refuzuar të prezantojë dokumentet si dhe kishte fyer zyrtarët policorë. Gjatë arrestimit i dyshuari ka shfaqur rezistencë, kurse dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime”, thuhet në raportin e PK-së.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar. Rasti në procedurë të rregullt hetimore.

Asnjë koment

Comments are closed.