19-04-2024

Sulmon bashkëshorten arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë për shkak të sulmit ndaj bashkëshortes së tij,

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.