25-04-2024

Sulmon me grushte viktimën, të dy shoqërohen për në stacionin policor në Suharekë

Dy persona nga fshati Gelanc i Komunës së Suharekës, pas një mosmarrëveshje mes tyre janë shoqëruar për në Stacionin Policor.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari e ka sulmuar me grushte viktimën, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

“Të dy të dyshuarit janë shoqëruar për në stacion dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, thuhet në raport.  /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.