24-04-2024

UPZ ”Ukshin Hoti”, miraton propozimin e Parlamentit Studentor për organizimin e afatit të provimeve prill- qershor

Kryetari i Parlamentit Studentor të UPZ ” Ukshin Hoti”, Milot Krasniqi, njofton se kërkesa e Parlamentit Studentor dërguar Senatit të UPZ-së është miratuar. Pas miratimit të kërkesës ka rezultuar përfundimi më i mirë i mundshëm për studentët.

Pra miratohet kërkesa e parashtruar në tërësi për:

Organizimin e afatit të Prillit:

  • Paraqitja e provimeve: 29.05.2020 – 02.06.2020
  • Mbajtja e provimeve: 03.06.2020 – 09.06.2020
  • Vendosja e notave në SMU: 04.06.2020 – 12.06.2020

Organizimin e afatit të Qershorit:

  • Paraqitja e provimeve: 15.06.2020 – 21.06.2020
  • Mbajtja e provimeve: 22.06.2020 – 11.07.2020
  • Vendosja e notave në SMU: 25.06.2020 – 17.07.2020

Shkarkimi i fletëpagesave për regjistrimin e semestrit

Bëhet nga data: 29.05.2020 – 05.06.2020

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kërkojmë nga të gjithë kolegët ta ruajnë distancën sociale dhe të pasjisen me maska dhe dorëza mbrojtëse!

Provimet mbahen në Universitet.

Vërejtje: Ju lutem rishikoni me vëmendje datat e paraqitjes dhe mbajtjes së provimeve, pasi për shkak të situatës nuk do të ketë ndonjë afat shtesë për ta. Për çdo paqartësi na kontaktoni pa hezitim. /tvpz

 

Asnjë koment

Comments are closed.