23-11-2024

Sulmon vëllanë në çështje pronësore në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë për shkak të sulmit ndaj vëllait të tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në Suharekë

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, që ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.