Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristal Abazaj bëri një lëvizje të guximshme në limitin e merkatos së këtij dimri në Kroaci, duke u transferuar te skuadra e Osijekut.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Abazaj kalon tek Osijeku
Sulmuesi arriti akordin me Osijekun, për huazim me të drejtë blerjeje në fundin e sezonit, duke shkëputur marrëdhëniet me Anderlechtin, që pagoi 750 mijë euro për ta marrë nga Skënderbeu.
Dëmtimet dhe problemet me trajnerin e Anderlechtit nuk i dhanë kurrë një mundësi Kristal Abazajt, që tani kërkon të rifitojë një vend në Kombëtaren shqiptare, në prag të kualifikueseve për “Euro 2020”. Sulmuesi 22-vjeçar është aktivizuar vetëm një herë me fanellën e përfaqësueses, në humbjen 3-0 ndaj Kosovës në majin e vitit 2018. Ai është kandidat për listën e ndeshjeve kualifikuese ndaj Turqisë dhe Andorrës, më 22 dhe 25 mars./Top Channel/