31-01-2025

Super atmosferë e ndeshje në Prizren, Bashkimi në finale

Një super ndeshje është zhvilluar, sonte në Prizren në një super atmosferë, percjell Gazeta e Prizrenit.
Bashkimi fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 90:73 (20:20, 15:21, 25:16, 30:16), për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.

⛹️Më i miri te prizrenasit ishte Lejson Zeqiri me 22 pikë e pesë kërcime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Jericole Hellems me 22 pikë e pesë kërcime.

🏀Ndeshja e parë në Gjakovë kishte përfunduar 80:71 për kuqezinjtë.
🏆Bashkimi në finale do të përballet me Trepcën, që në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën, njofton FBK
🏆Finalja zhvillohet më 12 shkurt në Prishtinë. / Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.