26-04-2024

Super Rashica kthehet me gol, i shënon Dortmundit pas vetëm shtatë minutave

Milot Rashica është rikthyer me gol tek skuadra e Werder Bremen.

Rashica ka nisur ndeshjen si titullar për herë të parë pas lëndimit të pësuar, dhe e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme.

Lojtarit kosovar iu deshën vetëm shtatë minuta që të zhbllokonte takimin kundër Borussia Dortmund, raporton lajmi.net.

Rashica shfrytëzoi asistimin e Davy Klaassen për të zhbllokuar rezultatin, megjithatë vendasit reaguan shpejtë duke barazuar pas tre minutave me Gotze.

Më poshtë mund ta shihni golin e Rashicës.

Asnjë koment

Comments are closed.