Suspendohet komandanti i Policisë në Gjakovë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë
Komandanti i Stacionit Policorë në Regjionin e Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe pesë zyrtarë të tjerë janë suspenduar nga puna.
Një gjë të tillë për gazetën Koha Ditore, e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj.
Sipas tij një gjë të tillë e kanë bërë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Sipas burimeve të gazetës, hetimi i IPK-së në lidhje me këta zyrtarë ka të bëjë me një rast të një keqtrajtimi të një qytetari.