24-11-2024

Susuri pret konsultim me Haskukën për të ardhmen e tij politike, pas anulimit të konkursit

Drejtori i DKA-së, Skënder Susuri tha se pas një konsultimi me kryetarin Haskuka do ta merr një vendim lidhur me të ardhmen e tij politike, transmeton ‘gazetaeprizrenit.net’.

“Kur të kthehet Haskuka, do të bisedoj dhe varësisht nga qëndrimi i tij do të marrë vendim për të ardhmen time politike”, tha ai, në mbledhjen e KK-së.

Susuri kritikoi shoqërinë civile pjesëmarrësve në procesin e përzgjedhjes, duke thënë se ata i kanë  shërbyer dreqit.

Asamblistët e opozitës i kërkuan Susurit ta sqarojë tashmë rolin e tij në pozitën e drejtorit, kur anulohet konkursi.

Asnjë koment

Comments are closed.