25-04-2024

Tabela paralajmëruese për ruajtjen e mjedisit në fshatrat e Hasit (foto)

Në disa fshatra të Hasit me moton “Për një Has të Pastër” janë vendosur shenja apo tabela paralajmëruese për ruajtjen e mjedisit

Këtë e ka njoftuar Fondacioni për Zhvillim ”Drini”, nga rajoni i Hasit, në faqen e saj zyrtare të “facebook-ut” se pas aksionit të gjerë për pastrimin e disa fshatrave:

Njoftimi i plotë:

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se pas aksionit të pastrimit, Fondacioni për zhvillim ‘’Drini’’ ka mundësuar të vendosen tabela me shenja paralajmëruese për mos hudhje të mbeturinave në fshatrat: Gjonaj, Mazrek, Krajk, Lukinaj, Breg Drin, Romajë, Dedaj, Lugizhdë, Kabash, Kushnin dhe Demjan.

Përmes tabelave kërkohet kujdesi dhe mirëmbajtja e ambientit në rrugë, afër lumit dhe në çdo hapësirë tjetër që na rrethon, në mënyrë që të parandalojmë këtë dukuri që po e dëmton natyrën dhe ambientin në rajonin e Hasit. Bashkangjitur i keni fotot me mesazh përcjellës.

Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm në të ardhmen në sjelljet e juaja ndaj natyrës!
Të gjithë së bashku për një Has të pastër!” /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Fondacioni për Zhvillim - Drini / Development Foundation - Drini

Fotografia e Fondacioni për Zhvillim - Drini / Development Foundation - Drini

Asnjë koment

Comments are closed.