12-12-2024

Suharekë: Shkëputet kontrata për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës

Kjo pasi, operatori ekonomik nuk ka respektuar afatet kohore, duke bërë shkelje të kushteve të kontratës, transmeton Indeksonline.

“Është shkëputur kontrata për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi”, si rezultat i mosrespektimit së afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontrates, si dhe mosrespektimit të projektit. Përkundër insistimit të Komunës së Suharekës, që ky projekt të realizohet, operatori ekonomik nuk ka treguar gatishmëri ti përfundoj punimet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues dhe kontratës”, ka shkruar ai në facebook.

Tutje, ai ka bërë të ditur se komuna do të ndërmerr të gjitha masat ligjore dhe të vazhdoj me procedurat e reja për këtë projekt.

“Komuna do të ndërmerr të gjitha masat ligjore dhe do të vazhdoj me procedurat e reja për këtë projekt, në mënyrë i njejti të realizohet në afatin sa më të shpejt të mundshëm.Jam i vendosur me sinqeritetin më të madh, që ky projekt të realizohet dhe për këtë ju garantoj me angazhimin dhe vullnetin tim”, ka përfunduar Muharremaj./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.