23-11-2024

Tabuti, Bimi, Ilmi Vela…kush janë komandantët që po përmenden në aktakuzën e Salih Mustafës

Aktakuza kundër Mustafës ka të bëj me veprat kriminale që ndërlidhen me ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto vepra, sipas aktakuzës së prokurorisë së Specializuar të Hagës, janë konsumuar gjatë muajit prill të vitit 1999.

Mirëpo, në aktakuzën e përpiluar nga Prokuroria e Specializuar e Hagës, përmenden edhe emra të tjerë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që bashkë me Mustafën pretendohet se kanë kryer këto krime.

Aty përmenden ushtarët me pseudonimet “Komandant Tabuti”, “Ilmi Vela”, “Bimi”, “Afrimi”, si dhe ushtarë të tjerë të UÇK-së.

“Ndër anëtarët e tjerë të NKP-së përfshiheshin ushtarët e UÇK-së me pseudonimet ‘Tabuti’, ose ‘komandant Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’ dhe ushtarë, policë dhe roja të tjerë të UÇK-së të pranishëm në kompleksin e ndalimit në Zllash. Secili prej anëtarëve të NKP-së, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të veta, kontribuoi në realizimin e qëllimit të përbashkët. Ndryshe, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të NKP-së, por u përdorën nga anëtarë të NKP-së në kryerjen e krimeve, për realizimin e qëllimit të përbashkët”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

Aktakuza në fjalë e prokurorisë, përshkruan se si Salih Mustafa, në bazë të pretendimeve, kishte rrahur rëndë viktimat me shkop bejsbolli.

Të gjitha këto ngjarje, sipas pretendimit të Prokurorisë, kishin ndodhur në pikën e ndalimit në fshatin Zllash që gjendet në rrethinën e Prishtinës.

Përveç për torturë, Mustafa po akuzohet edhe për vrasje të paligjshme në kohë lufte.

“Salih MUSTAFA ishte i pranishëm kur [REDAKTUAR] e sollën fillimisht në kompleksin e ndalimit në Zllash. Disa anëtarë të UÇK-së e shënjestruan [REDAKTUAR] dhe ai u rrah dhe u torturua më rëndë se personat e tjerë të ndaluar. [REDAKTUAR]. Gjatë mbajtjes ë tij si i ndaluar, familjarët e tij vazhdimisht kërkuan të merrnin informata për fatin e tij, mirëpo morën informata të rreme, të paplota ose nuk morën asnjë informatë. [REDAKTUAR] u pa për herë të fundit i gjallë më 19 prill 1999, ose rreth kësaj date. [REDAKTUAR]. Familja e tij nuk dëgjoi më kurrë prej tij. Rreth fundit të prillit 1999, njësiti BIA u largua prej Zllashit. Kufoma e [REDAKTUAR] u zbulua në [REDAKTUAR]. 33. Sikurse u përmend në paragrafët e mësipërm 8, 11 dhe 16, Salih MUSTAFA kishte synimin dhe dijeninë e nevojshme për krimin e vrasjes së paligjshme”, thuhet në aktakuzë.

Asnjë koment

Comments are closed.