21-11-2024

Të akuzuarit e UÇK’së në Hagë mblidhen për të festuar bashkë 28 Nëntorin

Faton Klinaku, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës po thotë të ketë biseduar me nënkryetarin e organizatës, Nasim Haradinaj.

Klinaku ka deklaruar dje për RTK-në, se Nasim Haradinaj i ka thënë përmes telefonit se sot, në ditën e flamurit ish krerët e UÇK-së e kanë një festë të vogël në Hagë.

Lexo Edhe:

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

“Dje kam fol me Nasimin, edhe ata më thanë se sot e kanë një festë të vogël”, tha Faton Klinaku.

Madje, Klinaku ka thënë se krerët e UÇK-së përmes tij ua kanë uruar ditën e flamurit të gjithë shqiptarëve.

Ndryshe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, e Sali Mustafa po përballen me drejtësinë në Hagë.

Përveç Haradinajt e Gucatit, mbi të tjerët rëndojnë akuzat për krime lufte gjatë kohës që ata shërbyen në luftën çlirimtare të UÇK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.