24-11-2024

Të gjithë në këmbë për bukëpjekësin shqiptar në Serbi (VIDEO)

Në një aksion të emëruar si “Solidaritet me Burektoren”, qytetarë, aktivistë, madje edhe disa politikanë kanë treguar mbështetje për pronarin e një furre buke të quajtur Roma në Borça, Beograd.

Furra është në pronësi të Mon Gjuraj, i cili për shkak të një fotografie, ishte viktimë e sulmeve dhe protestave të djathtëve dhe nacionalistëve në ditët e mëparshme në Serbi.

Por, siç raportojnë mediat serbe, rreth kësaj furre, të premten në mëngjes janë mbledhur shumë qytetarë, disa politikanë, por edhe përfaqësues të disa organizatave joqeveritare, si dhe fqinjët dhe qytetarët e tjerë të cilët blejnë në furrë çdo ditë.

Në këtë mënyrë, siç thuhet tutje, këta qytetarë kanë dashur të kundërshtojnë urrejtjen ndëretnike ndaj familjes së tij, pasi ai edhe kishte qenë i kërcënuar në rrjetet sociale.

Ndryshe, disa njerëz ditë më parë u mblodhën para furrës “Roma” në Borça, ku protestuan, pasi djali i pronarit të këtij objekti, ka publikuar në rrjetet sociale një foto që tregon simbolin e shqiponjës dykrenare.

Njerëzit e mbledhur kishin mbajtur flamuj serbë dhe kishin kënduar këngë serbe.

Asnjë koment

Comments are closed.