28-04-2024

Të premten promovohet libri më i ri i shkrimtarit nga Rahoveci, Fahredin Shehut

Shkrimtari i njohur nga FRahoveci, Fahredin Shehu, më 22 nëntor do ta bëjë promovimin e librit “Palankin”, i cili mban përmbledhje të poezive.

Promovimi i këtij libri do të bëhet në Galerinë Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

Shehu ka një krijimtari të bujshme letrare. Veprat e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të huaja.

Fahredin Shehu është themelues edhe drejtor ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, i cili organizohet tash e disa vite në Komunën e Rahovecit. /Epoka e re/

Asnjë koment

Comments are closed.