Drogë, seks, alkool: Fitoi 11 milionë euro në lotari, por shihni si ka përfunduar sot

Të gjithë ne, të paktën një herë në jetë, kemi ëndërruar të fitojmë lotarinë. Por ka edhe nga ata që e fitojnë dhe nuk dinë si t’i mirë-menaxhojnë paratë e fituara pa asnjë mund.

Këtë gjë e di mirë Michael Carroll që në moshën 19-vjeçare fitoi 11 milionë euro. Sot, në moshën 36-vjeçare ai është detyruar të punojë në fabrikë me 10 paund në orë. Mirëpo, ai ka rrëfyer se është më i lumtur se kurrë.

“Jam shumë më i lumtur tani, sepse kam jetën time të vërtetë”, ka rrëfyer ai.

Në fakt pasi fitoi, Carroll arriti të harxhonte tërë pasurinë e tij. Fillimisht duke blerë një shtëpi prej 300 mijë sterlinash, ndërsa 400 të tjera për arredimin e saj në mënyrë luksoze dhe me pishina.

Për vite me radhë Michael i shpenzoi paratë e tjera në orgji, drogë, seks dhe miq./GE