20-04-2024

Vetaksident në Prizren, vetura godet shtyllën elektrike

Një vetaksident ka ndodhur në Prizren,  ndërsa vetura e përfshirë ka goditur shtyllën elektrike në Prizren.

Sipas policisë, lëndime ka pësuar një pasagjere.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur një shtyllë elektrike”, njofton Policia.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar viktima femër K/Shqiptare pasagjere në veturë, e cila është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren./ GazetaeaPrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.