20-04-2024

Të premten shitën fidane, dy tregtarët nga Malisheva dalin pozitiv me koronavirus

Dy tregtarë nga Malisheva kanë dalur pozitiv me koronavirus, pak ditë pasi kishin bërë tregti në fshatin Krushë të Madhe.

Për këtë, kryetari i fshatit Krushë ka kërkuar nga gjithë personat që kanë blerë fidane, apo që kanë patur kontakt me këta dy persona, që të lajmërohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe të vetizolohen.

 

“Të dashur qytetarë krushjan. Ju njoftoj se të premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve. Pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë POZITIV në COVID -19. Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë patur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetëizolim” thuhet në njoftimin e Selami Hotit, kryetarit të fshatit./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.