24-11-2024

Temperaturat për sot dhe të enjten

Afrimi i një fronti të ftohtë gjatë ditës së mërkurë në lindje të rajonit, orëve të pasdites do të shtojë mundësitë për zhvillime të rrebesheve me bubullima, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “ditën e enjte pritet të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse orëve të pasdites mbetet mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përgjatë viseve malore”.

Sipas PW, “të premten orëve të pasdites me rrebeshe shiu, e në fundjavë sërish pritet destabilizim i motit, kohë pas kohe me reshje shiu e bubullima, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë”.

Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, thekson PW.

Parashikimi për 12 dhe 13 gusht:

12.08.2020 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Ditën do të ketë zhvillim të vranësirave, e pasdite priten edhe rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 30C, e në vise malore 13 deri 23C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 8.

13.08.2020 – Kryesisht me diell e nxehtë. Orëve të pasdites përgjatë viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 29C, e në vise malore 13C deri 22C. Erë e lehtë nga veriu-verilindja 1-2m/s. Indeksi UV: 8.

Asnjë koment

Comments are closed.