22-11-2024

Tentim vrasje në Prizren

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur në Prizren, kur sipas policisë një person ka shtënë me armë zjarri nga vetura në drejtim të një personi tjetër, por plumbi ka goditur xhamin e një dyqani.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15, në rrugën Agim Shala në Prizren. “Pas hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari D.S. nga vetura, ku ishte edhe me disa persona tjerë, ka shtënë me armë zjarri të llojit të panjohur në drejtim të viktimave, por për fat plumbi e ka goditur xhamin dhe frigoriferin e një dyqani”, thuhet në raport.

Policia dhe krim teknikët kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes me ç’rast në cilësi të provës është gjetur dhe sekuestruar një predhë e fishekut e llojit të panjohur.

I dyshuari është arratisur, ndërkaq po punohet për arrestimin e tij.

 

Asnjë koment

Comments are closed.