26-03-2025

Tentim vra:sje në Prizren, arrestohet një i dyshuar

Në Prizren një person është arrestuar pasi dyshohet për një tentim vrasje, derisa i dyshuari tjetër po kërkohet nga Policia.

Referuar raportit nga policia,  Policia e Kosovës ne Prizren, sot ka pranuar informacion për një rast përleshje në mes të disa personave.

“Patrulla policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është takuar një person i lënduar i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një automjet. Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vrasje në tentativë’’.

Lexo edhe:

Ky është pronari i furrës që dyshohet se vrau punëtoren e më pas vetën

Asnjë koment

Comments are closed.