Tentoi ta hedhë dr*ogën në tokë sapo pa hetuesit, kapet i riu në Prizren
Një aksion i antidrogës në Prizren ka rezultuar me kapjen e një të riu që dyshohet për posedim të narkotikëve.
Sic raporton raporton Gazeta Sinjali ngjarja ka ndodhur më 19 maj 2026 rreth orës 18:30 në rrugën “Brigada 125”, gjatë implementimit të planit operativ “Stop Drogave” nga hetuesit e DHTN-së në Prizren.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se sapo hetuesit janë afruar për kontroll, i dyshuari N. Kaqamak ka tentuar të largohet nga droga duke e hedhur në tokë.

Megjithatë, njësia e antidrogës ka arritur të sigurojë substancën e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 5.79 gram.
Pas ndalimit të tij, me urdhër verbal të Prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, është kryer edhe kontroll në banesën e të dyshuarit, por nuk janë gjetur prova apo substanca tjera të dyshuara.

Hetimet për rastin po vazhdojnë nga njësia e antidrogës në Prizren.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Lexo edhe;
