Tentuan t’ia marrin shtëpinë për fajde dhe disa prona, shtatë të arrestuar nga grupi i “Currit”
Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në disa lokacione të ndryshme brenda dhe jashtë Prishtinës.
Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike ka vënë në pranga shtatë persona, në mesin e të cilëve ndodhet edhe Ismet Osmani, i njohur me nofkën Curri, Ilir Bojku, Mentor Maqani e Rrahim Hashimi.
Ky grup ka tentuar t’a marr në mënyrë të kundërligjshme për fajde shtëpinë e Faton Dalladakut që ndodhet në “Pejton” dhe disa prona të tjera.
E gjithë vlera për të cilën po hetohen të arrestuarit është mbi 2.5 milionë euro.
Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar Policia dhe Prokuroria. Të gjithë të arrestuarit ndodhen në stacione policore të cilët po merren në pyetje./Indeksonline/