29-04-2024

“Tërbohet” deti në Shqipëri, erëra të forta e dallgë 4 metra

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Shqipëri ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta moti në gjithë bregdetin shqiptar është përkeqësuar.

Në njoftim thuhet se të gjithë pasagjeret që kanë rezervuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 në Durrës-Bari dhe Bari-Durrës se linjat janë anuluar për shkak të motit.

Për shkak të kushteve atmosferikë është pezulluar edhe lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit.

Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë ./GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.