27-04-2024

Testohet ulja e avionëve në Kukës, Rama “thumbon” kritikët: Janë 3D

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se kjo është një procedurë standarde.

“Janë procedura standarde që duhen kryer për të pasur gjithë eksperiencën në mënyrë që të mitigojmë të gjitha ngjarjet më vonë. Patëm një test të suksesshëm me avionin e provës. Tani i kemi hyrë një rruge drejt fundit”, tha Balluku.

Po ashtu mësohet se po punohet paralelisht për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri.

“Terminali është 80% i përfunduar. Punimet po ecin me ritme të shpejta”, tha përfaqësuesi i kompanisë që po merret me ndërtimin e këtij aeroporti.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka lënë gjatë një postimi në rrjetet sociale pa “thumbuar” kritikët në lidhje me këtë investim.

“Avionët e testimeve janë 3D natyrisht, për të gjithë miqtë demokratikas këtu që shajnë e përqeshin me pasion”, shkruan ai në Facebook./tvklan

Lexo edhe:

Pengmarrja e banorëve të Kushninit e Kabashit në Has nga Ushtria jugosllave, më 1998

Asnjë koment

Comments are closed.