20-04-2024

Thellohet rezultati i Bidenit, fiton edhe në Michigan

Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden ka triumfuar edhe në shtetin e madh amerikan, Michigan, ka projektuar CNN.

Me këtë rast, rezultati tashmë ka arritur në 253 për demokratët e Bidenit dhe 213 për republikanët e Trumpit.

Ndërkohë, Joe Biden ka folur tani nga Chase Center në Wilmington, Delaware, i njëjti vend ku ai pranoi nominimin Demokrat në Gusht.

Ai nuk e ka shpallur fitoren, pasi nuk ka akoma votat elektorale, por theksoi se po shpreson se do të fitojë zgjedhjet presidenciale të këtij viti, shkruan GazetaBlic.

“Shpresojë shumë që do të fitojmë, kjo nuk do të jetë fitorja ime, por fitorja e amerikanëve. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, tha Joe Biden.

Biden për momentin po prin kundër Trumpit në vota elektorale. Kandidati i Demokratëve ka 253 vota elektorale, kurse Trump ka 213./GazetaBlic

Asnjë koment

Comments are closed.