05-10-2024

Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen 3 persona

Sot në mesditë, ka ndodhur një përleshje mes disa personave në rrugën “Agim Deva”, në Prishtinë.

Ku si pasojë katër persona janë lënduar, ndërsa një persona dyshohet se është plagosur me thikë.

Këtë për IndeksOnline e ka bëre të ditur, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksojë se nga kjo përleshje janë arrestuar tre persona.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Agim Deva në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona , njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë).

Lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre  persona.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale”, ka thënë Ahmeti.

Asnjë koment

Comments are closed.