Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për mashtrim
Policia e Kosovës kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të përfshirë në veprën penale; mashtrim.
Përmes një postimi në Facebook, Policia ka bërë thirrje që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ta kontaktojnë atë.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Mashtrim”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com

