Therje me thikë afër shkollës “Lekë Dukagjini” në Prizren, reagon zv/Kryeministrja Rexhepi
Një rast i therjes më thikë ka ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Lekë Dukagjini: në Prizren, me ç’rast sipas një reagimi në rrjete sociale, të Emilia Rexhepi, zëvendës/Kryeministre për çështje të pakicave dhe drejtat e njeriut, është lënduar rëndë një adoleshent nga komuniteti boshnjak.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës së mbajtjes së Testit të Arritshmërisë, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim urgjent mjekësor.
Sipas Rexhepit, e gjithë kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë në prani të mësuesve dhe nxënësve të tjerë, gjë që e bënë këtë çështje shumë më serioze, duke mos besuar se kjo praktikë e përsëritur do të ndalet pa përgjegjësi ligjore dhe disiplinore të të gjithë kompetentëve, përkatësisht mësuesve, dhe më pas kryesve, kujdestarëve përgjegjës dhe prindërve”,
“Në emrin tim si përfaqësuese e lartë nga komuniteti Boshnjak në Kosovë, dënoj fuqishëm këtë akt të neveritshëm dhe u bëj thirrje të gjithë atyre që janë në krye, nga kryetari i komunës dhe organet e zbatimit të ligjit, të kryejnë hetimin dhe përgjegjësve tu jepet dënimi i merituar pa marrur parasysh se kush janë ata”, ka shkruar ndër tjera ajo.
Ndërkaq, në raportin kujdestar të Policisë së Kosovës, njoftohet për një rast që ka ndodh në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, në orën 12:35 min.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që sipas tij është sulmuar fizikisht dhe më pas është therur me thikë nga një person për të i panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Mbështetur në raportet e Policisë, për dallim nga vitet e mëparshme kur në afërsi të shkollës “Lekë Dukagjini” kishte disa raste të përcjella me konflikte e therje mes fëmijëve, kohët e fundit nuki ishin raportuar ngjarje të kësaj natyre. /Gazeta e Prizrenit