Tifozët serbë tërbohen kur e shohin flamurin kuq e zi në stadium, ndërpritet ndeshja
Ndeshja miqësore ndërmjet ekipit italian të Brescias dhe serbëve të Vojvodinës është ndërprerë në minutën e 52’të, kur rezultati ishte në favor të italianëve 2:1.
Siç shkruajnë mediat serbe, një gjë e tillë ka ndodhur pasi që tifozë të panjohur në rrethojat e stadiumit kishin vendosur një flamur kuq e zi të Shqipërisë.
Një gjë e tillë kishte nxitur tifozët serb që të futeshin brenda fushës, duke ndërprerë kështu edhe ndeshjen, pas një tollovie që ishte krijuar.
Ndërkohë pas situatës së krijuar është vendosur që ndeshja të mos vazhdojë fare./GazetaExpress/